Historia e 101 vjeçares që i mbijetoi gripit spanjoll, Luftës së Dytë Botërore dhe infektimit nga Covid

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 09:44
Historia e 101 vjeçares që i mbijetoi gripit spanjoll, Luftës së Dytë Botërore dhe infektimit nga Covid

Maria Orsingher lindi më 21 korrik 1919 në Ardenno, në Valtellina. Sapo lindi ajo mbijetoi nga pandemia e gripit spanjoll, u martua gjatë Luftës së Dytë Botërore ku zhurma e bombave zëvendësoi marshin e dasmës. Ajo rriti gjashtë fëmijë, duke birësuar edhe dy të bashkëshortëve.

Ajo jetoi e rrethuar nga dashuria e nipërve dhe mbesave. Tani gjyshja Maria ka mposhtur koronavirus pasi doli tre pozitive në testin e tamponit dhe po aq negative, në harkun kohor të 9 muajve.

Një temperament i jashtëzakonshëm, aq më tepër duke marrë parasysh moshën e saj, këtë verë ajo mbushi 101 vjeç.

Historia, të cilën edhe mjekët e gjejnë të vështirë për të shpjeguar, vjen nga Valtellina.

Maria Orsingher lindi më 21 korrik 1919 në fshatin e vogël Gaggio, në Ardenno. Një jetë e kaluar në fusha, kafshët për t’u kujdesur dhe shtëpia.

Ajo gjithmonë e ka menaxhuar vetëveten, asnjëherë sëmundje përveç atyre që lidhen me rritjen e moshës, më pas në vitin 2009 ajo u transferua tek vajza e saj në Buglio në Monte, dhe së fundmi gjashtë vjet më parë u vendos në shtëpinë e të moshuarve në Ardenno.

Pranverën e kaluar, në fillim të pandemisë, ajo doli pozitive për virusin për herë të parë.

“Testi nuk la dyshime, ajo kishte Covid. Por mami ishte mirë – thotë vajza e saj Ines, e cila me motrat e saj Karla, Delfina dhe Rita, është kujdesur gjithmonë për të.

“Ata e trajtuan në RSA, ajo e kapërceu sëmundjen, ne menduam se më e keqja kishte mbaruar. Por në shtator ajo filloi të kishte ethe, kësaj here ishte e nevojshme të shtrohej në spital në Sondalo ku ajo qëndroi për 18 ditë. Mjekët dhe infermierët na telefononin çdo ditë, gjithashtu të mahnitur nga forca e saj e madhe”.

“Është e pamundur të harrosh gjyshe Marian – thonë punonjësit shëndetësorë”.

“E vogël dhe e brishtë në dukje, me simptoma shumë të lehta dhe me karakter hekuri. Ajo madje nuk kishte ndonjë problem me frymëmarrjen. Shtrimi në spital ishte më shumë se çdo gjë tjetër parandalues”.

Ajo e përballoi edhe infektimin e dytë dhe u negativizua. Më pas u kthye në shtëpinë e të moshuarve por një telefonatë e pabesueshme do të vinte në fund të tetorit.

“Ata na telefonuan nga RSA duke thënë se gjatë një kontrolli te të gjithë pacientët ajo kishte dalë përsëri pozitive, e vetmja në të gjithë strukturën, kësaj here krejtësisht asimptomatike, në gjendje të mirë dhe si gjithmonë e padepërtueshme. Edhe ata nuk mund ta besonin ”, përfundon Ines.

Ekspertët shpjegojnë se rastet e ri-infektimit mund të numërohen në gishtat e njërës dorë, nuk përjashtohet që tamponi herën e dytë të ketë qenë fals negativ pasi ngarkesa virale ishte aq e ulët sa nuk u zbulua nga prova, ose më thjesht një fragment i gjenomës së virusit mbeti në mukozat dhe u zbulua në fund të tetorit.

“Ka pasur disa episode të testeve negative tek pacientët e shëruar, e cila u pasua nga një pozitivitet i ri që zgjati për një kohë të gjatë për një nga arsyet e përmendura më lart,” thotë Carlo Signorelli, profesor i Higjienës në Universitetin San Raffaele në Milano.

Por ka gjëra që as shkenca nuk mund t’i shpjegojë ndonjëherë, si forca e pathyeshme e kësaj të moshuare.

Kur u lëshua nga spitali, Maria nuk hezitoi për asnjë moment të kërkojë shpërblimin e saj për fitoren e përsëritur ndaj Covid, rizoto të verdhë dhe një porcion polente.

“Asnjëherë nuk i ka munguar asnjëherë oreksi”buzëqesh Ines.

“Le të shpresojmë ta përqafojmë së shpejti sepse nuk e kemi parë për dy muaj për shkak të virusit.Operatorët na dërgojnë foto, por ne nuk mund të flasim me të sepse fatkeqësisht mami është e shurdhër dhe nuk mund të na dëgjojë në telefon.”

(Kosova Sot Online)