
Zhduket një femër nga Prishtina, nëna e saj e raporton rastin në polici

Një femër është zhdukur nga data 26 nëntor, rastin në polici e ka lajmëruar nëna e saj.
Nëna e vajzës së zhdukur ka deklaruar se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Policia po merret me rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR /Rr. Qemajl Stafa, Prishtinë 26.11.2020 – 08:00. Me 29.11.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer më. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.
(Kosova Sot Online)