Kështu po feston VV-ja në Kuvend të Kosovës

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 10:24
Kështu po feston VV-ja në Kuvend të Kosovës

Partia e Albin Kurtit ka fituar dje zgjedhjet në Komunën e Podujevës me kandidat Shpejtim Bulliqin.

Ky subjekt ka arritur që pas 20 viteve të mposhtë LDK-në në bastionin e saj në Llap.

Një ditë pas zgjedhjeve, deputetët e LVV-së janë mbledhur në Kuvend të Kosovës ku duket se janë duke e festuar fitoren.

Aty shihet edhe kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës, Shpejtim Bulliqi.

“Festë edhe në Kuvend. Me kryetarin e ri të Podujevës në mes”, ka shkruar në Facebook anëtari i LVV-së Adnan Rrustemi që ka publikuar edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes.

https://www.facebook.com/adnan.rrustemi.92/posts/10157521124380095

(Kosova Sot Online)