Në këtë vend moti i keq po afrohet, paralajmërohet stuhi dhe borë

  • E.K /
  • 30 nëntor 2020 - 11:17
Në këtë vend moti i keq po afrohet, paralajmërohet stuhi dhe borë

Në Greqinë pritet që të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave, që do të shoqërohen me stuhi.

Reshjet e borës do të jenë kalimtare.

Mbrëmja parashikohet që të jetë acar. Temperaturat parashikohen nga 0 në 6 gradë në pjesën veriore, në Thesali nga 5 në 14, në pjesën tjetër nga 9 në 19 gradë, në Ishujt Jon nga 13 në 18 dhe në pjesët ishullore të Egjeut nga 11 në 18 gradë, ndërsa në Kretë maksimumi do të arrijë 20-21 gradë Celsius.

Institucionet e emergjencave civile në Greqi janë vendosur në gatishmëri të plotë pas parashikimit për atë që pritet që të ndodhë duke nisur nga paraditja e nesërme në vendin fqinj.

(Kosova Sot Online)