Gjenden 50 pako me marihuanë në Vermicë(FOTO)

  • G.G /
  • 30 November 2020 - 13:06
Gjenden 50 pako me marihuanë në Vermicë(FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vermicë janë gjetur dy çanta në të cilat kishte 50 paketime me substanca narkotike.

Policia ka njoftuar se substancat narkotike janë sekuestruar.

“Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) qanta me ngjyre të zezë, ku brenda tyre kishte pesëdhjetë (50) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë totale prej njëzetë e tetë (28) kilogram e 686.8 gramë”, ka njoftuar policia. 

Rasti është iniciuar si “Blerja, Posedimi, Shperndarja e paautorizuar e Narkotikëve, Substancave psikotrope analoge”.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se nga fillimi i vitit e deri më tani, janë konfiskuar mbi 200 kilogramë substanca narkotike. 

“Deri në këtë periudhë të vitit janë konfiskuar mbi 200 kg substanca narkotike të llojeve të ndryshme, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e pakompromis të rastave të trafikimit dhe abuzimit me substanca narkotike”, thekson njoftimi.

(Kosova Sot Online)