Për një ditë, ngrihën 72 aktakuza ndaj 85 personave në Kosovë

  • G.G /
  • 30 November 2020 - 13:32
Për një ditë, ngrihën 72 aktakuza ndaj 85 personave në Kosovë

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë ngritur 72 aktakuza ndaj 85 personave në Kosovë.

Sipas Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 8 persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 28 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza, kundër tetëdhjetepesë (85) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person dhe ka ngritur njëzetetetë (23) aktakuza kundër njëzetekatër (24) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovë (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

(Kosova Sot Online)