Moderna aplikon sot për autorizim, të dhënat e fundit për vaksinën janë fantastike

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 14:34
Moderna aplikon sot për autorizim, të dhënat e fundit për vaksinën janë fantastike

Moderna do të kërkojë nga Administrata Amerikane për Ushim dhe Medikamente (FDA), të rishikojë të dhënat e fundit, sipas të cilave, vaksina është 94.1 për qind efektive nga mbrojtje nga Covid 19 dhe ka treguar 100 për qind efekt në mbrojtjen nga përkeqësimi i gjendjes së të infektuarve .

Kompania farmaceutike, Moderna, planifikon të aplikojë të hënën për autorizim të vaksinës kundër Covid – 19, raporton CNN.

“Këto janë të dhëna të shkëlqyeshme”, ka thënë dr. Paul Offit, anëtar i komisionit këshillues për vaksinë pranë Administratës për Ushqim dhe Medikamente.

Shefi i Modernas ka thënë se është emocionuar nga të dhënat që i kanë marrë të shtunën mbrëma.

“Është hera e parë që kam qarë. Kemi pritje të mëdha që do ta ndryshojmë gjendjen e krijuar nga pandemia”, ka thënë doktor Tal Zaks nga Moderna.

Moderna do të jetë kompania e dytë që do të aplikojë në FDA për autorizim për vaksinën kundër koronavirusit. Pfiezer ka aplikuar më 20 nëntor, me të dhëna që tregojnë përafërsisht efekt të njëjtë.

Të hënën, Moderna ka publikuar të dhënat e saj të fundit rreth vaksinës së saj. Nga 15 mijë personat që e morën vaksinën, 11 u infektuar me Covid 19. Asnjë prej 15 të infektuarve nuk i është renduar gjendja.

Sipas drejtorit të Institutut Kombëtar për Alergji dhe Infektime në SHBA, Anthony Fauci, vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara të Ameikës pritet të fillojnë në fund të dhjetorit.

(Kosova Sot Online)