Cilat janë shkaqet që sjellin vetëvrasjet e pacientëve me COVID-19

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 09:00
Cilat janë shkaqet që sjellin vetëvrasjet e pacientëve me COVID-19

Klorokina dhe hidroksiklorokina, ilaçet që përdoren tek pacientet e sëmurë rënde me COVID-19, mund të shkaktojnë shqetësime psikike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.

Paralajmërimi vjen nga Agjencia Europiane e Barnave, pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, mbi efektet anësore të medikamentit.

Analiza e të dhënave nisi në maj të 2020-tës, pasi Agjencia Europiane e Barnave u informua nga autoritetet spanjolle për 6 raste të shqetësimeve psikike tek pacientë me coronavirus, të cilëve iu ishin dhënë doza të hidroksiklorokinës më të larta se sa ato të autorizuara.

Ilaçi i përdorur kundër malarias u rekomandua edhe nga presidenti amerikan Donald Trump dhe mori autorizimin e Agjencisë së Ushqimeve dhe Barnave në SHBA.

(Kosova Sot Online)