Vdes në burg të Dubravës 78 vjeçari nga Vitia, ishte i dënuar për vrasje

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 10:16
Vdes në burg të Dubravës 78 vjeçari nga Vitia, ishte i dënuar për vrasje

Ka vdekur H.B nga Komuna e Vitisë, 78-vjecari që ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.

Njoftimi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

I njejti ishte dërguar në Spital dje pasdite.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë  rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  H.B, viti i lindjes 1942. I burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftim.

“H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese. I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)