Fjalët prekëse të vajzës së Jakup Krasniqit: Babi sot po festojmë..

  • G.G /
  • 01 December 2020 - 10:19
Fjalët prekëse të vajzës së Jakup Krasniqit: Babi sot po festojmë..

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasnqit ka kujtuar sërish babain e saj në një ditë tepër të veçantë për familjen.

Në 29 vjetorin e martesës së prindërve të tyre, ajo i ka shkruar disa fjalë për babanë e saj.

“Babi, sot, po festojmë 29 vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, i’a kemi dhuruar edhe buqetën me lule që ti gjithmonë i’a dhuron”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Babi,

Sot, po festojmë 29 vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, i’a kemi dhuruar edhe buqetën me lule që ti gjithmonë i’a dhuron.
Sot po festojmë, e pranë nesh, ndonëse me trup jo, je dhe ti në zemrat dhe mendjet tona.
Po festojmë per ty, për dashurinë tuaj!
Të presim me padurim.

(Kosova Sot Online)