Vdes nga Covid-19 babai i ish-deputetit kosovar
Pas infektimit me Covid-19 ka vdekur baba i ish-deputetit të LDK-së, Blerim Grainca.
Graina përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Cerrnill, Ferizaj.
Ai tutje ka thënë se për arsye të pandemisë nuk do të ketë të pame.
Njoftimi i plotë:
Te nderuar familjar dhe miq.
Ju njoftojme se si pasoj e pandemis Covid sot ndrroj jete babi yne
ing. Ragip Grainca.
Varrimi behet sot me 01.12.2020 ne ora 12 ne varrezat e fshatit Cerrnill/Ferizaj.
Per arsye te pandemis nuk do kete te pame.
(Kosova Sot Online)