102 raste të reja dhe 2 të vdekur nga koronavirus ne zonat e banuara me serbë

  • E.K /
  • 01 dhjetor 2020 - 11:05
102 raste të reja dhe 2 të vdekur nga koronavirus ne zonat e banuara me serbë

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, dy persona kanë vdekur si rezultat i infektimit me virusin COVID-19, teksa përgjatë 24-orëve të fundit u regjistruan 102 raste të reja të infeksionit me virus.

Gjatë kësaj kohe u shëruar edhe 15 persona.

Viktimat janë nga Shtërpca dhe Leposaviqi.

Aktualisht janë 1054 raste aktive. Deri më tani, një total prej 1,249 njerëz janë shëruar.

Një total prej 8,866 njerëz janë testuar që nga fillimi i pandemisë, nga të cilët prania e koronavirusit u konfirmua në 2,359 njerëz, raporton Radio Kontakt Plus.

Betejën me COVID-19 e humbën nga 56 persona në këto zona.

(Kosova Sot Online)