Të enjten dalin rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 12:24
Të enjten dalin rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Daka the se beson që rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të mund të shpallen të enjten, pasi të të bëhet numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë.

Numri i votave nga këto kategori është i ulët sipas KQZ-së.

Këtë njoftim kryetarja e KQZ-së e bëri gjatë mbledhjes së KQZ-së ku u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas pranimit të materialit zgjedhor nga komuna e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor.

(Kosova Sot Online)