Qytetarë të shumtë presin për tu vaksinuar në Prishtinë, intervenon policia

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 12:26
Qytetarë të shumtë presin për tu vaksinuar në Prishtinë, intervenon policia

Radhë të shumta të qytetarëve shihen duke pritur para QKMF-së në Prishtinë, ku nuk po respektohen as masat mbrojtëse.

Qytetarët janë parë të grumbulluar, kështu duke mos respektuar masat mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19.

Për shkak të interesimit të madh për t’u vaksinuar është dashur edhe intervenimi i njësiteve të Policisë së Kosovës, për të mbajtur rend dhe rregull.

Janë të moshuarit ata që po presin ta marrin këtë vaksinë, e cila është konsideruar shumë e rëndësishme për ta.

Në ndërkohë, Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50.000 vaksinave të tjera.

(Kosova Sot Online)