Kryediplomatja e Kosovës futet në vetizolim

  • S.A /
  • 01 December 2020 - 12:44
Kryediplomatja e Kosovës futet në vetizolim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, është vetizoluar pas kontaktit që ka pasur me një nga zyrtarët e ministrisë që ajo drejton i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Kryediplomatja kosovare ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara dhe do të vazhdojë punën nga shtëpia, derisa të marrë rezultatin e testimit.

“Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje COVID19 pozitiv, jam vetizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetëizolimi deri në rezultatin e testimit”, ka shkruar ajo në Tëitter.

(Kosova Sot Online )