Specialja akuzon Fatmir Limajn se dha urdhër për këto vrasje

  • G.G /
  • 01 December 2020 - 13:51
Specialja akuzon Fatmir Limajn se dha urdhër për këto vrasje

Gjykata Speciale ka publikuar dosjen e plotë prej 200 faqesh për të akuzuarit Hashim Thaëi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Në këtë dosje përmenden edhe emra të tjerë, që poashtu ishin pjesë e Ushtrisë ëlirimtare të Kosovës.

Njëri ndër ta është edhe Fatmir Limaj, i cili është gjykuar edhe më parë nga Gjykata e Hagës.

Emri i Fatmir Limajt është përmendur në këtë dosje si pjesëmarrës në rastin e Llapushnikut.

“Afërsisht midis fundit të prillit 1998 dhe 25 ose 26 korrikut 1998, disa anëtarë të UÇK-së vunë në funksionim një qendër ndalimi në një kompleks të ndarë me rrethojë në Llapushnik, Drenas (Gllogoc). Gjatë periudhës së lartpërmendur, në çfarëdo momenti të caktuar, në Llapushnik mbaheshin të ndaluar pa proces ligjor të rregullt deri në 30 persona. Të ndaluarit, të cilët u mbajtën për periudha të ndryshme, u lidhën me zinxhirë dhe ruheshin me roja. Disa të ndaluar në Llapushnik u transferuan aty prej qendrave të tjera të ndalimit. Një numër anëtarësh të UÇK-së, ndër të cilët Fatmir LIMAJ dhe Shukri BUJA, morën pjesë në arrestimin dhe ndalimin e personave të mbajtur në Llapushnik”, thuhet në dosje.

Në të njëjtën dosje, Fatmir Limaj pëmendet edhe si i përfshirë në rastin e Kleëkës.Në dosje thuhet se të ndaluarve në Kleëkë, iu lidhën sytë, dhe u mbajtën nën roja të armatosura. Në këtë rast, Gjykata përmend se janë të përfshirë, përveë Fatmir Limajt edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Së paku midis nëntorit 1998 dhe qershorit 1999, disa anëtarë të UÇK-së mbajtën të ndaluar të paktën 20 persona për periudha kohe të ndryshme dhe pa proces ligjor të rregullt në një shtëpi dhe ndërtesat përqark saj afër Kleçkës, Lipjan. Të ndaluarit u lidhën, iu lidhën sytë, dhe u mbajtën nën roja të armatosura. Në vitin 1999, një numër anëtarësh të UÇK-së, ndër të cilët Kadri VESELI, Rexhep SELIMI, Jakup KRASNIQI dhe Fatmir LIMAJ, u përfshinë në aspekte të ndryshme të transferimit, ndalimit, dhe/ose lirimit të të ndaluarve të mbajtur në qendrën e ndalimit afër Kleçkës. 76. Disa të ndaluar në Kleçkë u transferuan nga ose për në qendra të tjera ndalimi. Rreth [REDAKTUAR] 1999, disa anëtarë të UÇK-së mbajtën të ndaluar të paktën një person pa proces ligjor të rregullt në [REDAKTUAR] të cilin më pas e transferuan në Kleçkë” thuhet tutje në dosjen e publikuar nga Gjykata Speciale.

Tutje thuhet se disa persona, emrat e të cilëve nuk përmenden në dosje, janë ndaluar në Kleëkë dhe më 5 prill 1999 janë vrarë me urdhër të Fatmir Limajt.

“[REDAKTUAR] u zhdukën më 9 shkurt 1999, ose rreth kësaj date. Ata u sollën në qendrën e ndalimit në Kleëkë dhe u mbajtën në atë vend ose rreth tij. Më 5 prill 1999, ose rreth kësaj date, ata u morën nga disa anëtarë të UÇK-së dhe u vranë aty afër me armë zjarri, me urdhër të Fatmir LIMAJT. Kufomat e tyre u gjetën më vonë në afërsi të atij vendi”, citohet më tutje në këtë dosje.

(Kosova Sot Online)