Austria fillon testimin masiv të miliona qytetarëve

  • E.K /
  • 01 dhjetor 2020 - 13:51
Austria fillon testimin masiv të miliona qytetarëve

Austria ka nisur një program masiv testimi për COVID-19 për 9 milionë qytetarët e saj, ndërsa infeksionet rriten në të gjithë Evropën.

Sipas ministrisë së shëndetësisë së këtij vendi, testimi masiv synon të arrijë një “listë të infeksioneve aktive, lokalizim më të shpejtë dhe më të gjerë të rasteve aktive të infeksionit dhe kështu një ndarje më efikase në zinxhirët e infeksionit”.

Banorët filluan të testohen të martën në mëngjes, sipas faqes së internetit të shtetit federal të Salzburgut. Të gjithë ata të regjistruar në Salzburg mund të kontrollohen vullnetarisht.

Në Angerburg, Salzburg, kryetari i bashkisë shkoi derë më derë për të njoftuar njerëzit se testi ishte në dispozicion, sipas  CNN NTV.

Austria ka regjistruar 282,456 infeksione dhe 3,184 vdekje të lidhura me virusin korona deri më tani, sipas ministrisë së saj të brendshme.

(Kosova Sot Online)