Përplasje mes Armend Zemajt dhe Eman Rrahmanit, Komisioni përfundon mbledhjen para kohe

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 14:07
Përplasje mes Armend Zemajt dhe Eman Rrahmanit, Komisioni përfundon mbledhjen para kohe

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e kanë lënë në gjysmë raportimin në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, pas përplasjes që ka pasur me deputetin e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

Arsyejet e kësaj përplasjeje ishin zgjedhjet në Podujevë të mbajtura të dielën, kur fituese doli Vetëvendosje.

E deputeti i kësaj partie Rrahmani, tha që raportimi i Zemaj për Auditimin e Pasqyrave Vjetore Financiare të vitit 2019 për Ministrinë e Shëndetësisë, ishte i mirë, por që nuk ja ka qëlluar edhe rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë.

Ndërsa, kryesuesi Bedri Hamza ka thënë se nuk është koha e duhur që të flitet për zgjedhjet në Podujevë, por të flitet për atë se për çka është ftuar ministri Zemaj.

Pas përplasjes së deputetit Eman Rrahmani dhe ministrit Armend Zemaj, raportimi i Zemajt nuk ka zgjatur deri në fund.

Pas këtyre përplasjeve, Bedri Hamza kryesues i Komisionit ka paralajmëruar zbatim strikt të rregullores së punës së komisionit.

“Unë prej sot do të kalojë në zbatimin strikt të rregullores së punës së komisionit”, ka thënë kryesuesi i komisionit Bedri Hamza.

Gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Zemaj është shprehur se do t’i përcjellin rekomandimet e dala nga Raporti i Auditorit, si dhe është zotuar që pjesa e përgjegjësive të përcillet në aspektin ligjor dhe atë administrativ.

“Ajo çka vlen për të theksuar është se për MSH-në na nxjerr në konkluzion, ne duhet t’i përcjellim adresimet e dhëna. Sipas asaj që ju i adresuat, realitivisht kemi një mbikëqyrje efikase në zbatim të rekomandimeve që kanë dal nga raporti i auditorit, dhe zotohemi që pjesa e përgjegjësisë tonë të përcillet edhe në aspektin ligjor dhe atë administrativ. Situata me pandeminë ka ndikuar në nivelin e ulët të realizimit të buxhetit”

Deputetja, Besa Gaxherri, ka thënë se menaxhimi i pasurive në MSH nuk ishte në nivelin e kërkuar dhe se kishte mangësi te prezantimi i llogarive të hartueshme.

“Për pasqyrat financiare kemi dhënë opinion të pa modifikuar që nënkupton se ato paraqesin një pamje të drejtë, dhe përmes vendimeve gjyqësore ministria ka paguar shpenzime në vlerë me mbi 290 mijë euro. Menaxhimi i pasurive nuk ishte në nivelin e kërkuar dhe se kishte mangësi te prezantimi i llogarive të hartueshme. Te ndryshimi i sasive për kontratat pa aprovimin e ZKA-së, kemi ndërrimin e dyerve të sallave të emergjencës në vlerë prej 214 mijë euro. 3 pagesa në vlerë prej 1milionë euro nuk ishin evidentuar në pasuri”

Enver Haliti nga VV-ja ka thënë se nga 26 projekte kapitale të planifikuara 5 prej tyre nuk kanë pasur shpenzime.

“Të realizimi i ulët i projekteve kapitale, dhe MSH te niveli i shpenzimeve kapitale ishte vetëm 58%, që sipas zyrës kombëtare të auditimit nga 26 projekte të planifikuara 5 prej tyre nuk kishin shpenzime fare që do të thotë një nivel i ulët i investimit”

(Kosova Sot Online)