Kosova dhe Britania e Madhe nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 14:35
Kosova dhe Britania e Madhe nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Kosova dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi.

Me këtë memorandum, Mbretëria e Bashkuar do ofrojë mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe zyrës së Kryeministrit për procesin e dialogut me Serbinë.

Ky memorandum u nënshkruar nga Kryeminsitri Hoti dhe Ambasadori britanez, Nicholas Abbott.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës. Sot, bashkë me ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofroj mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën time, në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3876195339108458

(Kosova Sot Online)