86 raste aktive me koronavirus në Malishevë

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 15:49
86 raste aktive me koronavirus në Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus si dhe janë shëruar 10 të tjerë.

Komuna ka njoftuar se rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 3 raste në Kijevë dhe 1 rast në Balincë, kurse numri i rasteve aktive është 89 raste.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 440 persona, prej tyre 323 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 86 persona”, thuhet tutje në njoftim.

Në ndërkohë në emër të shtabit emergjent komunal, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore. “Zbatoni rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, për mbajtje të maskës, apo mbuloni gojën dhe hundën me maskë mbrojtëse, e sidomos mbani distancës sociale dhe shmangni vendet ku ka grumbullime të njerëzve, pasi vetëm përmes zbatimit të këtyre masave ne mund ta luftojmë virusin”, ka thënë Berisha.

(Kosova Sot Online)