Për çfarë po i akuzon Specialja Sylejman Selimin dhe Sabit Gecin?

  • G.G /
  • 01 dhjetor 2020 - 16:39
Për çfarë po i akuzon Specialja Sylejman Selimin dhe Sabit Gecin?

Gjatë ditës së djeshme Specialja ka publikuar dosjen e plotë prej 235 faqesh.

Kjo dosje është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe përmbanë, vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte.

Në këtë dosje përmenden edhe emra të tjerë, që poashtu ishin pjesë e Ushtrisë ëlirimtare të Kosovës, ndër ta është edhe komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi si dhe ish-komandati i UÇK-së, Sabit Geci.

Në një paragrafë të dosjes së publikuar shkruan që në Likoc të Skënderajit midis prillit 1998 dhe janarit 1999, Selimi, Geci si dhe një numër anëtarësh të tjerë të UÇK-së, kanë mbajtur të ndalur së pakur 25 persona për periudha të ndryshme dhe pa procese ligjore në ish-statcionin e policisë gjithashtu edhe në Likoc të Skëndërajt.

“Likoc 60.Së paku midis prillit 1998 dhe janarit 1999, Sylejman SELIMI, komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sabit GECI dhe një numër anëtarësh të tjerë të UÇK-së mbajtën të ndaluar së paku 25 persona për periudha të ndryshme dhe pa proces ligjor të rregullt në ish-stacionin e policisë dhe në disa vende të tjera në Likoc, Skënderaj. Të ndaluarit u mbajtën të lidhur dhe nën rojë në qeli të errëta dhe të kyçura, me dritare me shufra hekuri. Disa nga të ndaluarit në Likoc u mbajtën të ndaluar edhe në qendra të tjera ndalimi”, shkruan në dosje.

(Kosova Sot Online)