Ushtari i KFOR-it infektohet me COVID-19 në Kosovë, niset me aeroplan drejt Austrisë

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 17:08
Ushtari i KFOR-it infektohet me COVID-19 në Kosovë, niset me aeroplan drejt Austrisë

Një ushtari austriak të KFOR-it në Kosovë i është dashur të fluturoj për në Salzburg të hënën në mbrëmbje, raporton Salzburg Nachrichten.

Një ushtar i Salzburgut që vuante nga COVID-19 u dërgua nga Kosova në Salzburg të hënën në mbrëmje me një të ashtuquajtur thes karantine dhe të ajrosur, raporton SN, duke e paraqitur si shumë të vështirë situatën me pandminë në Kosovë.

Sipas oficerit Markus Bender, mbulesa mbrojtëse për ushtarin 46-vjeçar u përdor për ta mbrojtur ekuipazhin fluturues dhe ekipin mjekësor. Burri nga Salzburgu kishte simptoma të theksuara dhe u dërgua menjëherë në një spital pasi Hercules C130 u ul në aeroport.

Siç shkruan mediumi austriak, aktualisht 17 ushtarë në misione jashtë vendit në Kosovë janë testuar pozitivisht për COVID-19. 

(Kosova Sot Online)