Për një ditë Gjermania shënon 17.270 raste të reja me koronavirus

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 09:00
Për një ditë Gjermania shënon 17.270 raste të reja me koronavirus

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 17.270 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1.084.743, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 487 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 17.123.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

(Kosova Sot Online)