Ramush Haradinaj për presidentin Rugova: Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i tij

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 09:37
Ramush Haradinaj për presidentin Rugova: Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i tij

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj  e ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.

Ai thotë se ka pasur fatin të jetë bashkëpunëtor i presidentit Rugova.

“Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare. Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh. Urime ditëlindja, President”, ka thënë Haradinaj./GazetaExpress/

Shkrimi i plotë:

Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët. Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare.Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh.Urime ditëlindja, President!RH.

(Kosova Sot Online)