Kryeministri Hoti takohet me Sindikatën e Infermierëve, diskutohen katër kërkesat e saj për ekzekutivin

  • G.G /
  • 02 December 2020 - 09:58
Kryeministri Hoti takohet me Sindikatën e Infermierëve, diskutohen katër kërkesat e saj për ekzekutivin

Kryeministri Avdullah Hoti është takuar me Sindikatën e Infermierëve.

Arsyeja e këtij takimi janë kërkesat e kësaj sindikate për rritje të pagave të ndërrimeve të natës për infermierë, pagesë të orëve shtesë, punës gjatë vikendeve si dhe për pagesë të rrezikshmërisë në punë.

Në takim kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Mediet fillimisht janë lejuar të marrin vetëm pamje.

(Kosova Sot Online)