Vjosa Osmani përkujton ish-presidentin Rugova në ditëlindjen e tij

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 10:33
Vjosa Osmani përkujton ish-presidentin Rugova në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, në datën e lindjes së tij.

Osmani, përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka rikujtuar, siç thotë ajo, tri vetitë politike të Rugovës.

Në mesin e tyre, siç përmend ajo, përfshihet edhe vetia e mos-bashkëpunimit me krimin.

Postimi I plotë:

“Në ditëlindjen e themeltarit të shtetit, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kujtuam personalitetin e jashtëzakonshëm historik, dijetarin e shquar të Kosovës e politikanin humanist, vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës. Tri postulatet e tij na dëshmojnë e rikujtojnë se pavarësia është e plotë nëse janë të plota liritë njerëzore, se liria është e përhershme dhe e qëndrueshme vetëm nëse shoqëria është demokratike dhe e përkushtuar ndaj vlerave të saj dhe nëse respektohet rendi dhe ligji e nuk bashkëpunohet me krimin. I përjetshëm kujtimi për të”. 

(Kosova Sot Online)