Armend Zemaj pas takimit me Avdullah Hotin: U dakorduam për vendimet për festat e fundvitit

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 11:04
Armend Zemaj pas takimit me Avdullah Hotin: U dakorduam për vendimet për festat e fundvitit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se sot me kryeministrin Avdullah Hoti, Policinë dhe inspektoratet, janë dakorduar për vendimet që do të merren për festat e fundvitit.

Zemaj tha se dakordimi për masat që do të merren për festate fundvitit është bërë pas analizimit të situatës me koronavirus në Kosovë.

“Me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kolegët ministra, Policinë e Kosovës, dhe Inspektoratet, gjatë takimit të sotëm, analizuam situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 dhe u dakorduam për vendimet për festat e fundvitit”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka bërë të ditur se nga sot, edhe Inspektorati i Punës do të jetë mbikëqyrës i zbatimit të masave anti-covid.

“Nga sot, pjesë e aktiviteteve tona, do të jetë edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti-covid”, ka shkruar Zemaj.

Ky është statusi i plotë i Zemajt në Facebook:

Me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kolegët ministra, Policinë e Kosovës, dhe Inspektoratet, gjatë takimit të sotëm, analizuam situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 dhe u dakorduam për vendimet për festat e fundvitit.

Duke i falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e pareshtur gjatë gjithë kohës, është më se e domosdoshme që ky bashkëpunime dhe bashkërendim i veprimeve të vazhdojë edhe më tej  dhe secili në përgjegjësinë e vet t’i zbatoj detyrat me rigorozitet.

Nga sot, pjesë e aktiviteteve tona, do të jetë edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti-covid.

Bashkë ia dalim!

(Kosova Sot Online)