Artan Murati: Si pasojë e hapësirave ligjore, kuvendi e ka pasur të pamundur të merret me rastin Arifi

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 12:29
Artan Murati: Si pasojë e hapësirave ligjore, kuvendi e ka pasur të pamundur të merret me rastin Arifi

Këshilltari ligjor i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, përgjatë seancës publike të mbajtur nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë e votës së deputetit nga radhët e pakicave, Etem Arifi, ka konsideruar se institucioni ku Osmani operonte nuk ka pasur qartësim ligjor.

Ai ka cituar nenet ku deputetit i de-legjitimohet mandati i dhënë nga Gjykata Kushtetutese, teksa ka thënë se nuk ka pasur precedant të mëhershëm ligjor sikurse rasti i deputetit Arifi.

“Si bazë kushtetuese e kemi nenin 70 të Kushtetutes së Kosovës, në të cilën listohen rastet ose rrethanat në bazë të cilës mandati i një mandati është i pavlefshëm. Në këtë rast është vetëm pika gjashtë, dënimi i formës së prerë me një ose më shumë vite burgim. Pajtohem që për z. Arifi konstituohen edhe obligimet që dalin prej nenit 101 të Kodit për Procedurë Penale, mirëpo për Kuvendin e Kosovës është një situatë tjetër. Kuvendi e ka pasur të pamundur të ndërmarrë vendim, pa pasur arsye për jo-ligjshmërinë e votës”, ka thwnw ai.

Tutje, i pyetur nga Kryetarja e Gjykates Kushtetuese se çfarw vendimesh ka ndwrmarrw Kuvendi pas marrjes sw informacionit pwr jo-ligjshmwrinw e supozuar tw votws sw deputetit nga radhwt e pakicave, ai ka sqaruar procedurat reflektive tw institucionit.

“Kuvendi e ka adresuar përmes instancave të veta. Madje ne kemi qenë në fazë të trajtimit, përpara se të dalim me një qëndrim që të jetë i pranueshëm për të gjitha Grupet Parlamentare. Precedenti i z. Arifi, normalisht, duhet të shërbejë si model i mëtutjeshëm për mos-shfrytëzim të hapësirave ligjore”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot Online)