Nisma Socialdemokrate bëhet me katër deputetë të rinj, këta janë emrat

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 13:49
Nisma Socialdemokrate bëhet me katër deputetë të rinj, këta janë emrat

Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së, i janë bashkuar edhe katër deputetë të grupit Parlamentar tashmë të shuar 6+.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.

Shala tha se Grupi i ri Parlamentar do të quhet “Nisma-AKR-6+”.

Tutje Shala konfirmoi se deputetët, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të  funksionojnë në kuadër të këtij grupi të ri parlamentar.

(Kosova Sot Online)