Gëzime Pllana: Ka pasur ndryshime të çmimeve të barnave gjatë pandemisë

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 15:31
Gëzime Pllana: Ka pasur ndryshime të çmimeve të barnave gjatë pandemisë

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë  ka raportuar Gëzime Pllana, drejtoreshë e Barnatores Qendrore në SHSKUK-së.

Pllana ka thënë se në muajt e fundit është rritur kërkesa për ilaçe.

Ajo u shpreh se ka vërejtur ndryshime të çmimeve të barnave para dhe gjatë pandemisë.

Derisa, deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e ka pyetur nëse ka pasur ndryshim të listës së barnave për shkak të pandemisë, ajo ka treguar se për artikuj të caktuar vijnë me porosi shtesë si maska e dorëza.

Ajo po ashtu ka thënë se është rritur edhe kërkesa për barna.

Pllana u pyet edhe nëse ka pasur kontrata valide para pandemisë për maska dhe dorëza.

“Po kemi pasur kontrata valide para pandemisë për maska e dorëza kurse për qese të kufomave jo” ka thënë Pllana.

(Kosova Sot Online)