Përleshje me thika në Podujevë, Policia jep detaje

  • S.A /
  • 03 December 2020 - 09:31
Përleshje me thika në Podujevë, Policia jep detaje

Përleshje me thika në Podujevë, Policia jep detaje

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë. Gjatë kësaj përleshje dyshohet se janë përdorur edhe mhete të forta dhe të mprehta, nga përdorimi i të cilave njëri ka marrë lëndime të rënda trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta. Nga përdorimi i tyre njëri nga ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, ka thënë Borovci.

Borovci ka treguar se për këtë rast është shoqëruar në Polici një 17-vjeçar me inicialet E.H.

Të njëjtit i është bastistur edhe shtëpia, ku janë gjetur dy thika, një boks metali, një shufër metalike dhe një mjet i mprehtë shpues.

“Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti  lëndim i rëndë trupor,  për tu proceduar më tutje”, ka deklaruar Borovci.

(Kosova Sot Online )