Deputeti i VV-së Nga po i vjen gjithë ai mllef e urrejtje Isa Mustafës për Vjosa Osmanin

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 10:19
Deputeti i VV-së Nga po i vjen gjithë ai mllef e urrejtje Isa Mustafës për Vjosa Osmanin

Në Lëvizjen Vetëvendosje kanë reaguar pas intervistës së mbrëmshme të kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

Në këtë intervistë ndër të tjerash, Mustafa ka folur edhe për u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

Për këtë cështje, në partinë e Albin Kurtit kanë pasur disa pyetje për Isa Mustafën.

Deputeti i këtij subjekti, Salih Zyba ka thënë se nga po i vjen gjithë ai mllef e urrejtje Isa Mustafës për Vjosa Osmanin e Shqipërinë.

“Nga cila bazë inspirimi (ideologjik dhe të kaluare) mund të i vije gjithë ai mllef e urrejtje Isa Mustafës ndaj Shqipërisë, po edhe ndaj Vjosës?!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)