Ramush Haradinaj kërkon më pak paragjykime për Personat me Aftësi të Kufizuara

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 11:04
Ramush Haradinaj kërkon më pak paragjykime për Personat me Aftësi të Kufizuara

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK’së, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës mbështetje më të madhe ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara, në ditën ndërkombëtare të tyre.

Haradinaj ka thënë se kjo ditë duhet të shërbejë si ditë ndërgjegjësimi për të gjithë. Ai këto komente i bëri përmes ‘Facebook’-ut të tij.

Ai ka bërë thirrje për sa më pak paragjykime të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të veçantë lidhur me këtë ditë

Njoftimi i plotë:

Nuk është vetëm një ditë kur ne përkushtohemi për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.

3 dhjetori, që shënohet si ditë e tyre, duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë.

Sa më shumë dashuri, sa më shumë kushte, sa më shumë mundësi, sa më pak paragjykime për ta.

Heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson atyre një jetë sa më të lumtur.

Jemi gjithmonë me ju! RH 

(Kosova Sot Online)