Driton Selmanaj në seancë, nuk e pengojnë deputetët e VV-së

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 11:16
Driton Selmanaj në seancë, nuk e pengojnë deputetët e VV-së

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është duke marr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai nuk është penguar nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse nga kjo parti Selmanaj është shpallur person i padëshirueshëm në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pas deklaratave të tij drejtuar për deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci.

Saranda Boguejvci e ftuar në emision pati thënë se këto deklarata e kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër.

“Unë jetoj me atë pjesë çdo ditë, msohesh me gjet mënyrën me jetu nuk e harron kurrë, nuk largohet, bohet pjesë e jotja dhe une do të jetoj me këtë pjesë deri sa të vdes. Deklarata e Driton Selmanajt, zv.kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Bogujevci.

Ndërsa, Selmanaj ka thënë  se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.

Selmanaj  tha se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij.

(Kosova Sot Online)