Gjinekologu kosovar: Shtatzënave nuk do t’u jepet vaksina COVID-19

  • E.K /
  • 03 dhjetor 2020 - 12:42
Gjinekologu kosovar: Shtatzënave nuk do t’u jepet vaksina COVID-19

Mbi 64 milionë persona raportohet të jenë të infektuar me virusin Covid-19 në botë.

Derisa numri i personave të infektuar me këtë virus po shkon duke u rritur, po rritet edhe nevoja për vaksinën ndaj këtij virusi.

Por, se a mund të jetë e dëmshme vaksina te gratë shtatëzëna, për këtë ka folur gjinekologu Memli Morina.

Ai ka thënë se grave shtatzëna nuk duhet t’u jepet kjo vaksinë.

Ky është postimi i tij në FB:

Po e presim me padurim vaksinën COVID-19.

A mund ta marrin shtatzënat këtë vaksinë?

Shtatzënave nuk do t’iu jepet vaksina COVID-19. Ato mund ta marrin vetëm pas lindjes.

Britania e Madhe është vendi i parë që e aprovoi këtë vaksinë dhe sipas rekomandimit të Public Health England shtatzënat nuk përfshihen në grupin e personave që do t’iu jepet vaksina.

(Kosova Sot Online)