QKUK furnizohet me 38 mijë maska dhe 15 mijë e 500 rroba mbrojtëse

  • G.G /
  • 03 December 2020 - 12:52
QKUK furnizohet me 38 mijë maska dhe 15 mijë e 500 rroba mbrojtëse

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka pranuar një donacion prej 38 mijë maskave dhe 15 mijë e 500 rroba mbrojtëse, nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve.

Këto maska dhe rroba mbrojtëse sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj janë blerë përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen / trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, e financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

Zemaj ka falënderuar të gjithë donatorët për ndihmën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për respektim të masave.

Postimi i plotë i tij:

Donacioni i sotëm për QKUK-në nga UNOPS-i (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve), përmban 38,000 maska dhe 15,500 rroba mbrojtëse.

Donacioni është blerje  përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen / trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

Shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja në vendin tonë, në vazhdimësi po e ndihmojnë vendin tonë për menaxhimin e Pandemisë.Jemi falënderues për secilën ndihmë dhe përkrahje!

Qytetarët me disiplinë por edhe me institucionet për zbatimin e masave dhe mbikëqyrjes, do të arrijmë sukses, andaj ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë.

Bashkë ia dalim!

(Kosova Sot Online)