Artistja serbe mendon si Kurti: Përqafojeni pemën, është tretman i mirë

  • E.K /
  • 03 dhjetor 2020 - 14:22
Artistja serbe mendon si Kurti: Përqafojeni pemën, është tretman i mirë

Një fotografi e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të sapozgjedhur të Podujevës, duke e përqafuar lisin, disa ditë më parë, ka bërë bujë të madhe në mediat sociale.

Fotografia e çuditshme e tyre duket se lidhet me studimet shkencore.

Studimet thonë se të përqafosh një lis të bënë të ndjehesh mirë.

Artistja serbe Marina Abramovic më 5 dhjetor do të ketë një performancë në lidhje me drunjtë, e cila e jep si një terapi për traumën e vitit 2020.

Pas një mbyllje të tmerrshme përgjatë vitit 2020, Abramovic porositë të çlirohemi pranë një peme.

“Pemët janë si qenie njerëzore, kanë inteligjencë, kanë ndjenja”, ka thënë ajo duke potencuar se drunjtë janë dëgjues të heshtur.

“Ju mund të ankoheni te ta, dhe këtë praktikë e fillova shumë kohë më parë gjatë qëndrimit tim në Amazonë”, ka shpjeguar ajo.

“Shko në parkun më të afërt, zgjidh pemën që të pëlqen, shtrëngoje fort dhe zbraze zemrën tuaj, shtrëngoje pemën minimum për 15 minuta. Është tretmani më i mirë që mund të bëni”, ka porositë ajo nëpërmjet një videoje, e cila ka paralajmëruar se do të takohet me ndjekësit më 5 dhjetor, pikërisht me këtë ritual të shtrëngimit te drunjëve.

(Kosova Sot Online)