Policia arreston të shumëkërkuarin i njohur si 'Llaseri'

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 15:48
Policia arreston të shumëkërkuarin i njohur si 'Llaseri'

Pas një pune intensive operative nga njësiti i hetimeve rajonale dhe njësia speciale operative, sot është ndaluar dhe arrestuar personi i dyshimt me rrezikshmëri të lartë Demokrat Morina, i njohur si “Llaseri”, i lindur në vitin 1993 në Prizren.

I dyshimti si një recidivist i veprave penale, në kohët e fundit është akuzuar për dy raste serioze të “Tentim vrasjes” dhe rastit “Kanosje”.

Andaj, sot pas një rezistence që ka treguar kundër organeve të rendit, i njëjti duke provuar tishmanget ndalimit dhe arrestimit ka provuar ikjen nga organet e rendit, por njësitë speciale të policisë në Prizren, aty rreth orës 14:30 min., kanë arritur ta ndalojnë të dyshimtin e veprave penale i cili ishte në posedim të një arme tip revole Ekol Special99, kalibër 7.65, dhe 5 fishek.

Pas ndalimit dhe arrestimit policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armën e cila dyshohet së është përdorur nga i dyshimti në dy rastet e mëhershme.

Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

 

(Kosova Sot Online)