QKMF-ja në Skenderaj me hapësirë të veçantë për trajtimin e personave me Covid-19

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 15:59
QKMF-ja në Skenderaj me hapësirë të veçantë për trajtimin e personave me Covid-19

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj (QKMF) është bërë me hapësirë të veçantë për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari ka njoftuar se stafi i kësaj qendre është duke punuar 24 orë për t`u shërbyer qytetarëve.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj (QKMF), me hapësirë të veçantë, për trajtimin e personave të infektuar me Covid -19. Kjo ndarje e hapësirës është bërë për arsye të mos rrezikimit të pacientëve tjerë, të cilët marrin shërbime tjera në QKMF. Stafi i kësaj qendre po punon 24 orë me angazhim maksimal për t`u shërbyer qytetarëve të komunës sonë. Andaj shtimi i kujdesit nga ana jonë për të parandaluar infektimin e mundshëm me këtë virus, është më së i nevojshëm, duke i`u përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, ka njoftuar Jashari. 


(Kosova Sot Online)