Personi me emrin Adolf Hitler fiton zgjedhjet në Afrikë

  • A.P /
  • 03 dhjetor 2020 - 19:41
Personi me emrin Adolf Hitler fiton zgjedhjet në Afrikë

Një politikan i quajtur Adolf Hitler është bërë fenomeni më i ri në rrjet ditët e fundit pasi ka fituar një mandat në zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Namibi.

Adolf Hitler Uunona fitoi me 85% të votave ndaj rivalit të tij në zgjedhje, në shtetin ish koloni të Gjermanisë, ku rrugët, vendet dhe njerëzit kanë ende emra gjermanë.

Pasi fitoi mandatin nën siglën e partisë SËAPO, që drejton Namibinë prej vitit 1990, politikani tha se nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë naziste për dominimin e botës.

“Emrin ma vendosi babai. Me shumë mundësi ai nuk e dinte se kush ishte Adolf Hitleri. Kur isha i vogël më dukej si emër normal, por kur arrita në adoleshencë e kuptova se çfarë i kishte bërë botës ky njeri”, u shpreh politikani.

Uunona fitoi 1196 vota në zgjedhje dhe arriti të fitojë një mandat në këshillin rajonal të qytetit të tij.


(Kosova Sot Online)