Haradinaj tregon se kush ta zëvendësojë në AAK

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 21:24
Haradinaj tregon se kush ta zëvendësojë në AAK

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur për pasuesin e tij në parti nëse eventualisht Haradinaj bëhet vet president.

Haradinaj tha se nënkryetar i par i AAK’së është Ardian Gjini dhe ky mund të jetë pasuesi i tij në parti.

“Ardian Gjini është nënkryetar i parë. Mund të zgjidhet prapë ai në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se nëse bëhet president, nuk do të kthehet në AAK pasi t’i përfundojë mandati.

“Nuk do të kthehem në AAK kur ta kryej mandatin si president”, shtoi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)