Molliqaj tregon një sekret për Albin Kurtin

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 21:45
Molliqaj tregon një sekret për Albin Kurtin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka treguar se a është përshëndetur me kryetarin e ish-partisë së tij, Albin Kurti.

Molliqaj tha se Kurti gjithmonë është shmangur nga përshëndetja me të.

“Sa kam qenë në Kuvend disa herë jemi taku. S’jemi përshëndet. Gjithmonë e ka shmangë. E ka nxjerrë telefonin dhe e ka kthyer kokë dikah tjetër. Dorën në zemër, të jem i sinqert, s’i kisha folë as unë”, tha Molliqaj.

Molliqaj ka tre vite që është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)