E rëndë: I riu vret live në YouTube të dashurën shtatzënë

  • E.K /
  • 04 dhjetor 2020 - 09:05
E rëndë: I riu vret live në YouTube të dashurën shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi. Një i ri ka vrarë të dashurën e tij e tij shtatzënë drejtpërdrejt në YouTube, pasi kishte marrë para për ta torturuar.

Ai e nxori në ballkon me të brendshme , në temperatura nën zero dhe nuk u përpoq ta shpëtonte as kur e kuptoi se ajo ishte gjysmë e vdekur.

I riu rus që njihet si YouTuber u arrestua për ngjarjen e rëndë. Sipas asaj që është bërë e publike, 30-vjeçari  Stas Reeflay e detyroi Valentina Grigoryev të qëndronte në ballkon, në temperatura nën zero, vetëm me të brendshme. Ai ishte paguar  1.000 euro nga një shikues për ta abuzuar atë në një transmetim të drejtpërdrejtë, sipas një raporti.

Vajza 28-vjeçare ishte në fazat e hershme të shtatzënisë dhe vdiq nga hipotermia në shtëpinë e tij në fshatin Ivanovka, afër Moskës.

Vdekja e saj ka shokuar opinionin publim ndërsa u është bërë thirrje autoriteteve të ndalojnë urgjentisht dhunën në internet në youtube.

Reeflay, emri i vërtetë është Stanislav Resetnikof, vazhdoi filmimin edhe kur e kuptoi se vajza ishte gjysmë e vdekur. Pastaj e tërhoqi brenda dhe u përpoq ta merrte.

“Ti je gjallë? Pyet ai, ndërsa pak më vonë i thotë “Dukesh e vdekur”.

(Kosova Sot Online)