Vodhi bankën në Lipjan, shkakton vetaksident për t’i ikur Policisë

  • G.G /
  • 04 December 2020 - 09:51
Vodhi bankën në Lipjan, shkakton vetaksident për t’i ikur Policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, meqenëse dyshohet se ka kryer një vjedhje në një bankë. I njejti duke tentuar t’iu shmanget patrullave policore ka shkaktuar vetaksident trafiku.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollimit të veturës së tij është gjetur edhe konfiskuar një revole me pesë fishekë, kaçavidë, dy pajser, një targë e vetyrës dhe një arkë e zbrazët.

“Lipjan 03.12.2020 – 02:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer një vjedhje në një bankë, ka tentuar ti shmanget patrullave policore dhe ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Gjatë kontrollimit të veturës, është gjetur dhe konfiskuar një revole me pesë fishekë, kaçavidë, dy pajser, një targë e veturës dhe një arkë e zbrazët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)