Një e mitur nga Rahoveci lind në Spitalin e Gjakovës

  • E.K /
  • 04 December 2020 - 10:05
Një e mitur nga Rahoveci lind në Spitalin e Gjakovës

Një e mitur nga Rahoveci ka lindur dje në Spitalin e Gjakovës. Për këtë rast, Policia e Kosovës është njoftuar nga vetë spitali.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet për “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare”.

“Rahovec 03.12.2020 – 13:00. Nga Spitali i Gjakovës është informuar se viktima femër kosovare (e mitur), ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)