Tetë persona vdesin pasi pinë dezinfektues duarsh me 69 për qind metanol

  • E.K /
  • 04 December 2020 - 11:13
Tetë persona vdesin pasi pinë dezinfektues duarsh me 69 për qind metanol

Tetë persona kanë vdekur në Rusi pasi pinë dezinfektues duarsh me përqindje të lartë të metanolit në një ndejë. Në mesin e të vdekurve janë dy prindërit e pesë fëmijëve, që tash kanë mbetur jetimë.

Një grupa 48 vjeçe, nëna e këtyre fëmijëve, u bë viktima më e re të enjten pasi nuk u mbijetoi dëmeve që alkooli me shkallë industriale ia shkaktoi në organizëm.

Bashkëshorti i saj ishte në mesin e pesë burrave të moshës 27 deri 69-vjeçare, të cilët vdiqën të parët, bashkë me një grua 41 vjeçe dhe një person tjetër, gjinia dhe mosha e të cilit nuk janë publikuar.

Tetë personat e vdekur kishin marrë pjesë në një ndejë në shtëpi në fshatin Tomtor më 19 nëntor, shkruan Daily Mail.

Një burrë tjetër, nga distrikti fqinj i Aldanskyt, gjithashtu ka vdekur nga konsumimi i dezinfektuesit, por ai nuk ka qenë pjesë e kësaj ndeje.

Një person tjetër, 32 vjeç, ende po trajtohet në spital dhe pritet t’i mbijetojë helmimit. Sidoqoftë, mjekët kanë thënë se ai ka gjasë të mbesë i verbër.

Dezinfektuesi që u konsumua nga këta persona përmbante 69 për qind etanol, që është lloj alkooli industrial që përdoret si pesticid dhe nganjëherë edhe si lëndë djegëse.

(Kosova Sot Online)