Hungaria shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë

  • G.G /
  • 04 December 2020 - 11:36
Hungaria shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, Hungaria regjistroi 189  të vdeku nga koronavirusi, që është shifra më e lartë nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin e Evropës Qendrore shkoi në 5.5133 ose 571 të vdekur për një milion banorë, shkruan The Guardian.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 6.212 raste të reja infeksionesh dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në mbi 238 mijë persona.

Deri të enjten, Hungaria e pati shkallën e katërt më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në Bashkimin Evropian në periudhën dyjavore, duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

Qeveria hungareze para tri jave vendosi masa të izolimit të pjesshëm për ta ngadalësuar përhapjen e virusit, përfshirë orën policore nga ora 20 dhe mbylljen e shkollave të mesme.

Kryeministri kontrovers i këtij shteti, Viktor Orban, ka thënë se qeveria e tij do të publikojë rregulla të veçanta për Krishtlindje të hënën.

(Kosova Sot Online)