LAJMI I FUNDIT: Shpërthim në qendër të Beogradit, raportohet për një të vdekur(VIDEO)

  • G.G /
  • 04 December 2020 - 11:37
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim në qendër të Beogradit, raportohet për një të vdekur(VIDEO)

Një person ka vdekur si pasojë e një shpërthimi në qendër të Beogradit, pranë zyrave të Radio Televizionit të Serbisë. Shpërthimi ka ndodhur të premten rreth orës 10:00.

Mediat serbe shkruajnë se dy të tjerë kanë mbetur të lënduar derisa thuhet se arsye e shpërthimit mund të ketë qenë një defekt në sistemin e ajrimit në zyrat e RTS-së.

Nga shpërthimi disa objekte kanë pësuar dëme.

(Kosova Sot Online)