Kjo lagje në Prishtinë do të mbes nesër pa ujë

  • E.K /
  • 04 December 2020 - 12:04
Kjo lagje në Prishtinë do të mbes nesër pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar banorët e lagjes “Muharrem Fejza” se nesër nuk do të ketë ujë në këtë lagje.

Kjo për shkak të punimeve të një kompanie private në këtë rrugë.

“Prishtinë, 4 dhjetor – Me kërkesë të kompanisë private Beni Com, të cilët paraprakisht kanë marrë pëlqim nga KRU ”Prishtina ” sh.a., për kyçjen e rrjetës së re të ujësjellësit në rrugën “ Ndue Përlleshi ” në rrjetin ekzistues në rrugën “ Muharrem Fejza ” në Prishtinë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme , 5 dhjetor 2020, e shtunë obligohemi që të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 09:00-15:00. Për shkak të krijimit të kushteve për kyçjen e gypit të ujit, ndërprerja e ujit bëhet në gypin kryesor të rrugës “ Muharrem Fejza ”’, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie. 

(Kosova Sot Online)