Dënohet me burgim të përjetshëm burri që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë

  • G.G /
  • 04 December 2020 - 13:21
Dënohet me burgim të përjetshëm burri që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë

Gjykata ka marrë vendim për Nuhi Mavrovqani nga Kamenica për vrasjen e gruas së tij.

Gjykata atij i ka shqiptuar dënim të përjetshëm, nën akuzat për vrasje të rëndë.

Mavrovqani e kishte pranuar fajësinë pjesërisht për vrasjen e gruas së tij, teksa sot aktgjykimi është shpallur nga trupi  gjykues në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Rasti kishte ndodhur më 25 korrik në Kamenicë, teksa  tanimë i dënuari e kishte kryer aktin me një mjet të fortë.

(Kosova Sot Online)